Ballina Aktualitet “Arrestoni Ramën”/ Protesta e 102-të, qytetarët vazhdojnë skenarin, marshojnë drejt “Vasil Shantos”...

“Arrestoni Ramën”/ Protesta e 102-të, qytetarët vazhdojnë skenarin, marshojnë drejt “Vasil Shantos” dhe bllokojnë kryqëzimet: Ju erdhi fundi

45
0

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës në ditën e 102-të të revoltës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas tubimit, qytetarët janë zhvendosur drejt zonës së “Vasil Shantos”, ku kanë bllokuar kryqëzimet dhe kanë penguar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në disa zona.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa ndër thirrjet e dëgjuara është edhe “Ju erdhi fundi!”.

“Arrestoni Ramën!” është një tjetër nga sloganet e përsëritura nga qytetarët gjatë protestës.