Ballina Politika Versioni ‘krim pasion’, Edi Rama në ‘Flasim’ ironizon Berishën dhe ndan detaje...

Versioni ‘krim pasion’, Edi Rama në ‘Flasim’ ironizon Berishën dhe ndan detaje nga ngjarja e dhunshme e së kaluarës së tij

107
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës për një ngjarje të dhunshme nga e kaluara e tij, duke mohuar kategorikisht versionin se bëhej fjalë për një “krim pasioni”.

I pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga lidhur me deklaratën e Berishës se Rama ishte dhunuar dhe i ishte thyer hunda ndërsa ndodhej me një burrë, kryeministri tha se nuk dëshironte të merrej me deklaratat e ish-kryeministrit. “S’dua të merrem me atë gojë, përveçse në kohë fushate. Është përtej çdo kufiri moshor”, tha Rama.

Ai sqaroi gjithashtu rrethanat në të cilat ndodhej në momentin e ngjarjes, duke mohuar se kishte qenë me një burrë.

“Nuk ka pasur lidhje me një krim pasioni, nuk kam qenë me një burrë, por me një vajzë me të cilën bashkëjetoja dhe me një djalë që jetonte në apartamentin tonë, se vinte nga Shkodra”, deklaroi Rama.

Kryeministri foli edhe për personin që, sipas tij, ishte autor i sulmit, duke thënë se ai ishte i identifikuar dhe se kishte ndërruar jetë disa kohë më parë.

“Ekzekutori është i njohur, pendesën e mora sikur nuk e kuptoja. Është ndarë nga jeta disa kohë më parë. Nuk ma ka rrëfyer krimin, por është penduar duke më treguar miqësi. Ka qenë një gjë interesante”, tha Rama.