Ballina Politika ‘Gjaku kërkon gjakun’/ Balil Gjini e krahason Ramën me Makbethin: Ka ndërtuar...

‘Gjaku kërkon gjakun’/ Balil Gjini e krahason Ramën me Makbethin: Ka ndërtuar një shtet mafioz e kriminal

116
0

Duke iu referuar tragjedisë së Shekspirit, publicisti dhe përkthyesi Balil Gjini e përshkruan Edi Ramën si një kryeministër të kapur nga një pushtet që, sipas tij, është zhytur në korrupsion, krim dhe gjak. “Do gjaku gjakun thonë/ e gjaku kërkon gjakun”, shkruan Gjini, duke e lidhur figurën e Ramës me Makbethin dhe pamundësinë e tij për t’u tërhequr nga pushteti. Në shkrimin e tij, ai nuk e kufizon përgjegjësinë vetëm te kryeministri, por akuzon edhe ministrat, deputetët dhe drejtuesit e lartë të administratës se janë kthyer në “paterica” të këtij sistemi.

Postimi i Gjinit:

Rama ka ndërtuar një shtet të korruptuar, mafioz, kriminal. Kjo është fare e dukshme, tashmë. Ai s’mund ta japë dorëheqjen, sepse është i zhytur në krime dhe gjak.

Siç thotë edhe Makbethi: do gjaku gjakun thonë/ e gjaku kërkon gjakun Për këtë s’mban përgjegjësi vetëm ai, por e gjithë hierarkia e lartë shtetërore, që ul kokën për t’i lëpirë këpucët, apo për të nënshkruar në bordero: ministra, deputetë, drejtorë drejtorish.

Ajo hierarki që bëhet paterica dhe plinta për të mbajtur sistemin në këmbë. Shoqëria duhet të mësohet të mbajë qëndrime edhe ndaj tyre, me një gjuhë sa më të ashpër. S’e ka bërë gjer më tani. Përkundrazi: hierarkët e lartë shikohen me një lloj admirimi dhe xhelozie që vjen nga inferioriteti ynë klasik.

Bunkerët vërtet kanë pamjen e një boçeje, por prej tyre s’del pambuk, por gryka armësh. Ç’është ky lëndim që na paska pësuar Luarasi? Si mund të ngatërrojë trëndafilat me plagët. Pastaj vijnë këto blegërimat e Ervin Demos, qengjit manar të kryeministrit.

A s’e kupton se qengjat manarë mbahen në vathën e kryeministrisë, gjersa t’iu vijë koha të bëhen kurban. Kurban, për të shpëtuar nga drejtësia fajtorin e vërtetë: kryeministrin.

Kullote barin e livadhit, ministër, kullote! Veç dije: ai është bar i helmuar, i zi…