Banorët e Rrjollit janë rikthyer në protestë kete e shtune, duke u mbledhur përpara kantierit ku po ndërtohet resorti blu borgo nga biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj, në zonën e Velipojës.
Protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë të ndërhyjnë për ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, pasi pretendojnë se resorti po ndërtohet në tokat e tyre. Po kështu ankohen për Prokurorinë që nuk po e heton këtë rast.
Gjatë protestës ka pasur edhe momente tensioni e konfrontime me forcat e policisë, por pa persona të lënduar.
Në mbështetje të kauzës së banorëve është bashkuar edhe një shtetas gjerman që jeton në Shqipëri…..
Protesta do të vijojë dhe nga e hëna ata paralajmërojnë se do të mblidhen çdo ditë përpara resortit që po ndërtohet nga Ulaj në një sipërfaqe 147 hektarësh.







