Ballina Rajoni Arrestohet në Greqi “koka” e trafikut të kokainës nga Kolumbia, zbulohet emri...

Arrestohet në Greqi “koka” e trafikut të kokainës nga Kolumbia, zbulohet emri i bujshëm

61
0

Është zbuluar më në fund emri i personazhit misterioz të arrestuar nga policia greke si kreu i grupit kriminal shqiptar pas trafikut të 84 kg kokainë nga Kolumbia përmes kërcejve plastikë të trëndafilave.

Lulzim Caka është personazhi i vitit 1997 në Shqipëri. Caka mësohet se është arrestuar bashkë me të birin, në një vilë ku janë zbuluar 2 kg kokainë, kimikate e pajisje paketimi të drogës, një pistoletë dhe një makinë luksoze.

Lulzim Caka rezulton person i shpallur në kërkim në Shqipëri, pasi është liruar në mënyrë të paligjshme nga burgu në vitin 2019, ku vuante dënim me 25 vjet burg për disa vrasje.

Caka, i cili në Greqi njihet edhe me emrin e dytë John Franco, prej largimit nga Shqipëria jetonte në shtetin helen. Pikërisht në vitin 2022, Greqia ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Lulzim Cakës në Shqipëri.