Ballina Aktualitet Frika nga protesta paqësore, Rama blindon derën e Kryeministrisë

Frika nga protesta paqësore, Rama blindon derën e Kryeministrisë

64
0

Protesta qytetare vijon këtë mbrëmje në Tiranë, në ditën e 105-të të saj, ndërsa në tubim janë bashkuar edhe qytetarë të ardhur nga diaspora.

Teksa protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë, dera e godinës është blinduar e masa të shtuara sigurie.

Pamjet tregojnë derën e Kryeministrisë të bllokuar pas barrierave, ndërsa qytetarët vijojnë protestën e tyre paqësore përballë godinës.

Prania e diasporës i jep një tjetër dimension protestës së sotme, e cila vijon prej 105 ditësh me kërkesa dhe thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.