Real Madridi ka siguruar një fitore dramatike 3-2 ndaj Elches, në një ndeshje që dukej e kontrolluar nga “Los Blancos”, por që përfundoi me shumë emocione në minutat e fundit.
Skuadra e Jos Mourinhos kishte krijuar një avantazh prej dy golash, me Arda Guler që zhbllokoi takimin dhe Kylian Mbappe që dyfishoi epërsinë pas një asistimi të saktë nga Yan Diomande.
Megjithatë, Elche reagoi fuqishëm në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë rezultatin, duke e futur Real Madridin në vështirësi.
Në kërkim të fitores, Mourinho vendosi të marrë një rrezik të madh taktik. Trajneri portugez hodhi në fushë Carlos Espi dhe Endrick, duke e mbushur repartin ofensiv me lojtarë sulmues.
Vendimi rezultoi vendimtar. Në minutën e 91-të, Jude Bellingham gjeti Mbappen, i cili shërbeu për Carlos Espi. Sulmuesi nuk gaboi dhe realizoi golin që i dha Real Madridit fitoren 3-2.
Pas ndeshjes, Mourinho pranoi se strategjia e tij mund të kishte përfunduar edhe keq.
“Me ndryshimet në fund, rrezikova gjithçka. Fituam, por mund edhe të humbnim. Duhej ta bënim, sepse një barazim nuk mjafton”, deklaroi Mourinho.
Trajneri i Real Madridit vlerësoi edhe Espin për kontributin e tij, por theksoi se konkurrenca për një vend në formacion është e vështirë, sidomos kur përpara tij është Mbappe.







