Ballina Sport ​Vendimi i diskutueshëm për golin e Haalandit i kushton VAR-it

​Vendimi i diskutueshëm për golin e Haalandit i kushton VAR-it

41
0

Matt Donohue, gjyqtari i VAR-it që lejoi gabimisht golin e Erling Haalandit në derbin Manchester United-Manchester City, nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve të Premierligës këtë fundjavë.

Asistenti i VAR-it, Blake Antrobus, gjithashtu nuk është caktuar për ndeshjet e ardhshme, pas pranimit nga Pro Ref se ishte bërë një “gabim në gjykim”.

Goli i Haalandit fillimisht ishte anuluar për pozitë jashtë loje, por VAR-i e ndryshoi vendimin. Më vonë, Pro Ref pranoi se VAR-i nuk e kishte vlerësuar ndikimin e pozitës së Enzo Fernandezit dhe duhej të kishte rekomanduar rishikimin e aksionit nga gjyqtari kryesor.

Vendimi për të mos i caktuar Donohue dhe Antrobus është marrë nga shefi i arbitrimit të Pro Ref, Howard Webb, dhe ekipi drejtues. Dy zyrtarët nuk pritet të drejtojnë ndeshje deri pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.