Ballina Kosovë “Ky proces nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare” –...

“Ky proces nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare” – Gjyqtari Smith hap leximin e verdiktit për ish-krerët e UÇK-së

36
0

Me një mesazh të qartë për mënyrën si duhet parë procesi, kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari amerikan Charles Smith, hapi leximin e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Smith theksoi se procesi në Hagë “nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës” dhe “nuk ka të bëjë me Kosovën e pavarur”, duke sqaruar se gjykimi lidhet vetëm me akuzat e ngritura ndaj katër të pandehurve.

Në nisje të seancës, ai deklaroi gjithashtu se “aktgjykimi shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës”, ndërsa u kërkoi të gjithë të pranishmëve në sallë të ruajnë qetësinë. Smith paralajmëroi se, nëse do të ketë ndërhyrje apo prishje të rendit, gjykata do të marrë masat e parashikuara.