Përmes një reagimi zyrtar, Bardhi e cilëson vendimin e sotëm, si ditën më të rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë sipas tij, është për njerëzimin dhe botën demokratike.
‘Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj PADREJTËSIE DHE TURPI TË NJERËZIMIT! Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për LIRINË E KOSOVËS’, thuhet në reagim.
‘Përjetësisht me UÇK-në’, përmbyll mesazhin e tij Gazment Bardhi pas vendimit të tribunalit të Hagës.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
E PABESUESHME!
E PAPRANUESHME!
Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj PADREJTËSIE DHE TURPI TË NJERËZIMIT!
Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për LIRINË E KOSOVËS.
Përjetësisht me UÇK-në







