Ballina Kronika Të shtënat me armë zjarri në Durrës/ Zbulohen detaje të reja, i...

Të shtënat me armë zjarri në Durrës/ Zbulohen detaje të reja, i plagosur mbeti një avokat

320
0

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrësit. Bëhet me dije se i plagosur në dorë ka mbetur një 52-vjeçar, i identifikuar si Elton Shllaku me profesion avokat. Ndërsa, autori i dyshuar për ngjarjen është Fatmir Ferhati, 61-vjeç.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrollet për kapjen e autorit, teksa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Megjithatë, ende nuk dihet nëse shkak për këtë ngjarje është bërë puna e avokatit, apo ka pasur një konflikt për motive të tjera.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 17:30, në lagjen Nr. 1, Durrës, shtetasi F. F., 61 vjeç, banues në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.