Edhe sot, në ditën e 109-të të protestës, qytetarët kanë përcjellë mesazh përmes pankartave ndërsa nuk kanë kursyer edhe kryeministrin Edi Rama.
Ata përmendin rritjen e çmimeve, duke thënë se rritja e tyre flet më shumë sesa propaganda që mundohet që të bëjë qeveria e Ramës.
“Shporta flet më shumë se propaganda”, thuhet në një pankartë.
Në një tjetër, qytetarët ironizojnë kryeministrin duke i përmendur se të gjithë shokët i ka në burg. Ata theksojnë gjithashtu se dorëheqja është minimumi që mund të bëjë ai, pasi rruga që ka ndjekur, e çon atë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe në burg.







