Ballina Rajoni Verdikti i Hagës, Vuçiç i bën thirrje serbëve të mos festojnë: Vendimi...

Verdikti i Hagës, Vuçiç i bën thirrje serbëve të mos festojnë: Vendimi nuk është përfundimtar!

63
0

Gjatë konferencës për shtyp në Beograd Aleksandër Vuçiç u kërkoi serbëve të mos e konsiderojnë procesin të mbyllur dhe të mos festojnë, ndërsa vazhdoin të këmbëngulë se aktgjykimi nuk i përfshiu, sipas tij, akuzat më të rënda që Serbia ka ngritur ndaj UÇK-së.

“Ne nuk kemi arsye as të gëzohemi, as të pikëllohemi. Edhe nëse vendimi konfirmohet, gjë që e kam të vështirë ta besoj, ekziston edhe një instancë e tretë.

Gjykata Kushtetuese e të ashtuquajturës Kosovë, e cila mund ta kthejë çështjen në rigjykim. Prandaj nuk duhet ta presim këtë vendim me eufori, por të jemi të duruar.” tha ai

Vuçiçi tregoi publikisht fotografi të serbëve të vrarë, duke pretenduar se autorët nuk janë ndëshkuar dhe tha se se pas Apelit ekziston edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe tha se vendimi mund të ndryshojë.