Ballina Aktualitet Arrestohet kushëriri i Ergys Agasit, në pranga Eno Agasi

Arrestohet kushëriri i Ergys Agasit, në pranga Eno Agasi

86
0

Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë më parë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se ka hequr verën miliona euro nga kantina e verës së Ergys Agasit.

Mësohet se pasi ishte bërë inventari ishte lënë në kantinë, pasi s’mund të transportohej natën nga doganat. Por më pas kur kanë shkuar të nesërmen për ta marrë, vera ishte hequr.

Eno Agasi dyshohet për kontrabandë mallrash që paguan akcizë, magazinim mallrash që paguajnë akcizë dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Gjithashtu mësohet se Eno Agasi ka hequr edhe pamjet e kamerave.

Raportohet se hetimet janë ndjekur nga prokurori Bledar Valikaj, i cili më herët i kishte kaluar hetimet për Ergys Agasin SPAK-ut, duke ndjekur hetimin ndaj kushëririt të tij.