Ballina Aktualitet ’36 vite vjedhje e tradhti kombëtare’/ Aktivistja Vatnikaj: Parlamenti që refuzoi gjenocidin...

’36 vite vjedhje e tradhti kombëtare’/ Aktivistja Vatnikaj: Parlamenti që refuzoi gjenocidin serb po shet tokat tona

52
0

Përballë godinës së Kryeministrisë, aktivistja Sidorela Vatnikaj ka lëshuar akuza të ashpra ndaj elitës politike në pushtet, duke denoncuar tre dekada e gjysmë grabitje sistematike të pasurive kombëtare dhe tjetërsim të interesave të vendit. Vatnikaj u bëri thirrje qytetarëve për qëndresë të vazhdueshme në rrugë, ndërsa konfirmoi se revoltës popullore do t’i bashkohet nesër në orën 10:00 bllokimi i Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së saj, aktivistja vuri gishtin mbi tradhtinë e institucionalizuar të parlamentit të korruptuar, i cili jo vetëm që refuzoi të dënonte gjenocidin serb në Kosovë, por po vijon të falë e të shesë territorin dhe pasuritë e vendit për llogari të oligarkëve dhe interesave të huaja.

“Ata që na kanë përfaqësuar për 36 vjet na kanë vjedhur pasuritë dhe ende flasin teksa ne jemi në këtë shesh dhe u kërkojmë dorëheqjen! Për lirinë dhe të drejtat duhet të luftosh çdo ditë, duhet të jesh në shesh! Prandaj edhe sot jemi përballë Kryeministrisë dhe nesër në orën 10:00 do të jemi përballë parlamentit! Të njëjtit parlament i cili refuzoi të votojë rezolutën që njeh gjenocidin serb në Kosovë, të njëjtit parlament që vazhdon të shesë tokat tona për të huajt, me një thirrje të thjeshtë: Ikni se nuk na përfaqësoni!”, deklaroi ajo me tone të prera.

Sipas Vatnikajt, sheshi do të mbetet vatër e mosbindjes civile dhe presioni nuk do të fashitet deri në rrëzimin e ekzekutivit dhe çmontimin e të gjithë kastës së vjetër. “Ne do të jemi në këtë shesh deri kur Edi Rama dhe qeveria e tij të japë dorëheqjen, deri kur kjo politikë e vjetër 36-vjeçare të ikë!”, përfundoi aktivistja përpara protestuesve.