Ballina Politika E ka parë njeri Ferit Hoxhën sot? Apo ndodhet diku pa internet?...

E ka parë njeri Ferit Hoxhën sot? Apo ndodhet diku pa internet? Asnjë fjalë për Hagën

64
0

Pas fjalës “MARRE”  nga kryeministri Edi Rama lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale, heshtja e diplomacisë shqiptare po shkakton pikëpyetje të mëdha. Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, nuk ka bërë asnjë koment publik apo reagim zyrtar për dënimin e drejtuesve të UÇK-së, ndërkohë që njoftimi i fundit për shtyp nga institucioni që ai drejton daton që të enjten e kaluar.
Ky pasivitet në një nga ditët më me peshë kombëtare e rajonale nxjerr në pah varësinë totale të ministrive nga selia e kryeministrisë. Pas Ramës apo pa urdhërin e tij nuk flet më askush, duke e kthyer Ministrinë e Jashtme në një institucion me hije, pa autoritet autonom dhe pa zë institucional përballë partnerëve ndërkombëtarë.
Në vend që diplomacia të artikulojë me shpejtësi një qëndrim zyrtar të shtetit shqiptar dhe të sinkronizojë hapat me Kosovën, vendi përballet me një heshtje absurde. Mungesa e një reagimi vetjak nga kryediplomati lë të kuptohet se pa dritën e gjelbër të kryeministrit, dikasteret shtetërore mbeten plotësisht të paralizuara.-shkruan vna!