Ballina Ekonomia Vendi i varfër i Europës, që e shet naftën 2.8 dollarë për...

Vendi i varfër i Europës, që e shet naftën 2.8 dollarë për litër

60
0

Sipas GlobalPetrolPrices, çmimi mesatar i naftës (diezelit) në mbarë botën është 1.62 dollarë për litër. Si rregull, vendet më të pasura kanë çmime më të larta, ndërsa vendet më të varfra, si dhe ato që prodhojnë dhe eksportojnë naftë, kanë çmime dukshëm më të ulëta.

Të gjitha vendet kanë qasje në të njëjtat çmime të naftës në tregjet ndërkombëtare, por më pas secili vend aplikon taksa të ndryshme, gjë që rrit çmimin përfundimtar.

Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara nga platforma me njohje ndërkombëtare GlobalPetrolPrices, më 7 shtator 2026, Venezuela dhe Irani e shisnin naftën më lirë se çdo vend tjetër. Çmimi në pikat e shitjes ishte vetëm 0.004 dhe 0.006 dollarë për litër!

Libia kishte një çmim prej 0.024 dollarë/litër, ndërsa Algjeria, Kuvajti dhe Egjipti e shisnin atë me çmime që varionin nga 0.233 deri në 0.400 dollarë/litër.

Në Arabinë Saudite çmimi ishte pak më i lartë, 0.477 dollarë. Duke kaluar te Evropa, shohim se Turqia ka naftën më të lirë me 1.834 dollarë për litër, ndërsa Moldavia dhe Polonia ende i rezistojnë presionit, duke e shitur atë nën 2 dollarë.

Shikoni çmimin e shitjes në Shqipëri

Në Greqi, çmimi mesatar i naftës – gjithmonë sipas platformës ndërkombëtare – ishte 2.387 dollarë për litër; ky çmim ishte më i ulët se në Portugali, Itali, Belgjikë, Francë dhe Gjermani, por më i lartë se në Spanjë, Suedi, Kroaci, Serbi, Qipro dhe Bullgari.

Shqipëria bie më së shumti në sy. Vendi, i cili sipas INSTAT-it kishte një pagë mesatare prej 92,150 lekësh, ose rreth 1,000 euro në muaj (880 euro neto) – renditet krah ekonomive të fuqishme si Singapori dhe Zvicra, duke e shitur naftën me 2.760 dollarë për litër.

Ky është një nga çmimet më të larta në botë, ku Shqipëria renditet e teta në botë për naftën më të shtrenjtë. Për dijeni, Hong-Kongu kryeson listën me pothuajse 4.7 dollarë për litër.

10 vendet me çmimet më të larta të naftës (në dollarë amerikanë):

Hong Kongu:       4,697
Malavi:               3,375
Danimarka:        3,026
Norvegjia:          2,974
Zvicra:               2,804
Lihtenshtajni:     2,791
Singapori:          2,780
Shqipëria:          2,760
Holanda:            2,725
Gjermania:        2,720