Protestuesit kanë rinisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në vijim të protestës së 110-të.
Gjatë fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, duke përsëritur thirrjet për ndryshim.
Marshimi vijon në drejtim të Komisariatit nr. 1, ku mbahen të arrestuarit e protestave të fundit.
“Lironi çunat!”, është një nga thirrjet që shoqëron protestuesit gjatë marshimit drejt komisariatit.







