Ballina Kosovë E rëndë në Kosovë/ Virusi i Nilit merr jetë, pacientët në gjendje...

E rëndë në Kosovë/ Virusi i Nilit merr jetë, pacientët në gjendje të rëndë

71
0

Në Kosovë janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV), ndërsa gjatë kësaj jave janë raportuar edhe dy raste të vdekjes nga ky virus.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), rastet janë konfirmuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë gjatë periudhës 7 gusht deri më 18 shtator

Sipas raportimit të mediave në Kosovë, nga shtatë personat e infektuar, pesë janë meshkuj dhe dy femra. Dy raste i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç.

Tri raste janë regjistruar në Gjakovë, ndërsa nga një rast në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë.

Bëhet e ditur se të gjitha rastet janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë. Tri prej tyre janë paraqitur me shenja klinike të meningjitit akut, tri me meningoencefalit akut, ndërsa një rast me gjendje febrile.