Raphinha do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës deri në 2030. Deco këtë të shtunë në Asamblenë e klubit, konfirmoi rinovimin e brazilianit dhe atë të të Xavi Espart dhe Marc Bernal.
Kapiteni i blaugranave e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme lajmin duke shënuar 3 gola në fitoren e Barcelonës ndaj Sevillas në Sanchez Pizjuan.
Më këto 3 gola, Raphinha arrin në 12 gola të shënuar në kampionat në këtë fillim sezoni, një shifër spektakolare që i jep mundësinë brazilianit të hyjë në histori
Sipas Opta, sulmuesi i Seleçaos me këto shifra ka kaluar tashmë Lionel Messi dhe i vetmi që ka statistika më të mira realizative për 7 ndeshjet e para të kampionatit në një sezon në shekullin XXI është Cristiano Ronaldo me portugezin që shënoi 13 gola në fillimin e sezonit 2014-15.
I shndërruar në një nr.9, Raphinha shkon në pauzën e ndeshjeve të kombëtares me statistika të jashtëzakonshme. Në këtë fillim sezoni, braziliani nuk ka shënuar vetëm ndaj Levantes në kampionat, në të gjitha ndeshjet e tjera ka shënuar të paktën 1 gol. Në këtë moment ai ka 2 tregolësha radhazi.
Në Sanchez Pizjuan Raphinha e pasuroi llogarinë personale te statistikave. Madje goli i dytë i shënuar pas pasimit të Yamal ishte me kokë. Raphinha nuk ka luajtur kurrë si një nr.9 por në këtë fillim sezoni ai po shfaqet si një qendërsulmues i mirëfilltë.
Barcelona e pati shumë të qartë se kapiteni duhet të rinovojë me Barcelonen dhe sulmuesi e pranoi menjëherë sepse e ndihet komod në skuadër dhe qytet. Nuk dëshiron vetëm të zgjasë kontratën me klubin blaugrana, por dëshira e tij është të mbyllë karrierën te Barcelona.
Bisedimet mes palëve u intensifikuan të premten dhe Deco, përpara anëtarëbe të klubit bëri të ditur se tashmë marrëveshja është arritur.







