Ballina Lifestyle Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe aktores së...

Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare djali i modeles dhe aktores së njohur

59
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e modeles së njohur dhe aktores Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber. Mediat amerikane raportojnë se është ndarë nga jeta djali i tyre 27 vjeçar Presley Gerber.

Sipas mjekut ligjor të Qarkut të Los Angeles, ai vdiq të dielën, më 20 shtator, ndërsa ndodhej në një qendër rehabilitimi, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur, raporton TMZ.

Familja Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua nga një zëdhënës i familjes.