Ballina Sport Kisha frikë ta merrja vaksinën! Granit Xhaka rrezikon 5 vite burg, Zvicra...

Kisha frikë ta merrja vaksinën! Granit Xhaka rrezikon 5 vite burg, Zvicra e heq menjëherë nga ekipi

61
0

Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e Zvicrës në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kapiteni u ftua siç edhe pritej, por i ndalohet që t’i bashkohet ekipit.

Shkak janë bërë hetimet në Zvicër ku Xhaka e ka pranuar se ka falsifikuar certifikatën për vaksinimin kundër COVID-19. Për më tepër mesfushori shqiptar rrezikon deri në 5 vite burg.

Xhaka do të merret në pyetje pikërisht në fillimin e muajit tetor. Një situatë mjaft delikate, e cila është zbuluar zyrtarisht rreth 3 vite më parë.

“Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë për një çështje nga e kaluara ime. Për këtë arsye, dua të shprehem personalisht.

Në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19, në atë kohë isha personalisht shumë i pasigurt dhe kisha shqetësime të mëdha. Kisha një mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe isha i ndikuar nga frika dhe pasiguria.

Në këtë gjendje të trazuar emocionale, unë sigurova një vërtetim vaksinimi, në vend që të sqaroja pyetjet e mia të hapura në rrugën e parashikuar.

Sot e kuptoj qartë se kjo rrugë nuk ishte e duhura. Ishte një gabim. Më vjen keq për këtë.

Unë marr përgjegjësinë për këtë vendim, jam i gatshëm për zbardhjen e plotë të fakteve dhe do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet përgjegjëse.Granit Xhaka”.