Ballina Aktualitet Cara në Këshillin e Stabilizim Asociimit flet për Rony Yeffet e trafikun...

Cara në Këshillin e Stabilizim Asociimit flet për Rony Yeffet e trafikun e armëve: Përgjimet e faktet, ulëritëse

70
0

Në takimin e radhës të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian që po mbahet në Tiranë deputeti demokrat Igli Cara denoncoi dhe audiopërgjimet e Arben Ahmetajt në emisionin Çim Peka Live, për mikun e Ramës, Ron Yeffet dhe aferat e KAYO-s.

Një çështje tjetër e kohëve të fundit lidhet me industrinë e mbrojtes dhe trafikun e armëve.

Ka shqetësime reale dhe përgjime të publikuara në media që përfshijnë Roni Yeffet, mikun e Ramës, si dhe lidhjet e tij të pretenduara me kompani ku shteti shqiptar zotëron 20%. Përgjimet janë skandaloze, faktet ulëritëse. Ky individ jo vetëm që flet në emër të qeverisë por sot ai zotëron 2 kompanitë kryesore në industrinë e mbrojtjes. Paratë rrjedhin pa garë, pa transperencë shkojnë në drejtim të paditur.
A ndodh të nderuar zotërinj europarlamentar në vendet tuaja që paratë publike të shpërndahen pa garë, pa konkurrencë?

Nuk po kërkoj që në këtë sallë të shpallim fajtor askënd, por hetim, transparencë dhe llogaridhënie. Kur bëhet fjalë për industrinë e mbrojtjes pasurinë shtetërore dhe sigurinë kombëtare përgjigja duhet të ishte hetimi jo heshtja.

Pjesë nga fjala e deputetit demokrat

Kur flasim për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duhet të flasim përtej statistikave dhe deklaratave publike. Mirëqenia e qytetarëve, sigurisht, varet nga zhvillimi i qëndrueshëm i vendit.

Tani, në fakt, kur deklarojmë, kur flasim për ligjet, kujtojmë vitin 2016 ku parlamenti shqiptar miratoi reformën në drejtësi. Shqipëria dëshiron Europën dhe shqiptarët e meritojnë atë, por Europa nuk është vetëm një destinacion. Është shteti i së drejtës, drejtësi e pavarur, zgjedhjet e lira, transparenca dhe kontrolli mbi pushtetin. 

Të gjitha raportet ndërkombëtare sot flasin për të kundërtën e asaj që marketon qeveria.

Sot në Shqipëri kemi rreth 150.000 çështje gjyqësore që janë në pritje, ndërsa një qytetar shqiptar duhet të presë deri në 15 vjet për një vendim përfundimtar.  Ky nuk është thjesht një problem i gjykatave, është problemi i sigurisë juridike, i ekonomisë dhe i besimit të qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, përballemi me një tjetër sfidë serioze, të nderuar, krimin e organizuar. Sipas vlerësimeve të institucioneve europiane të sigurisë, organizatat kriminale shqiptare janë shndërruar në aktorë transnacionalë me kapacitete të konsiderueshme ekonomike.

Shqetësimi nuk lidhet vetëm me aktivitetin kriminal, por dhe me depërtimin e parave të krimit në ekonominë legale, veçanërisht në ndërtim, pasuri të paluajtshme.

Dhe këtu krimi i organizuar lidhet me një çështje tjetër: mënyrën se si ushtrohet dhe ku përqendrohet vendimmarrja publike.

Këshilli Kombëtar i Territorit drejtohet nga kryeministri dhe, sipas materialeve të tij, 523 projekte të zhvillimit në Shqipëri mbajnë firmën e tij. 

Nuk po jap një verdikt për secilin projekt.

A është e shëndetshme?

Kam një pyetje për europarlamentarët: për një demokraci europiane, a është i shëndetshëm një përqendrim kaq i madh i vendimmarrjes, dhe si garantohet transparenca, kontrolli institucional dhe konkurrenca e ndershme?

A ndodh ky fenomen tek vendet tuaja, të nderuar?

Shqetësimi më i madh bëhet kur në materialet për përgjimet e bëra publike, përmenden tenderat publikë si një fushë me mundësi të mëdha fitimi për grupet kriminale.

Kjo tregon që nuk kemi më vetëm pastrim të parave kriminale në ekonomi, por rrezikun e depërtimit të krimit në mekanizmat përmes të cilave shpërndahen paratë publike.
Prandaj, lufta kundër krimit nuk mund të matet vetëm me arrestime. Ajo duhet të matet dhe me gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive dhe goditjen e fuqisë ekonomike të krimit.

Një çështje tjetër e kohës dhe e fundit lidhet me industrinë e mbrojtjes dhe trafikun e armëve. Ka shqetësime reale dhe përgjime të publikuara në media që përfshijnë Roni Yeffet, mikun e Ramës, si dhe lidhjet e tij të pretenduara me kompani ku shteti shqiptar zotëron vetëm 20%.

Përgjimet janë skandaloze, faktet janë ulëritëse, pasi ky individ jo vetëm që flet në emër të qeverisë, por sot ai zotëron dy kompanitë kryesore në industrinë e mbrojtjes. Paratë rrjedhin pa garë, pa transparencë, shkojnë në drejtim të paditur.

Dhe pyetja që vjen është: a ndodh, të nderuar zotërinj europarlamentarë, në vendet tuaja që paratë publike të shpërndahen pa garë, pa konkurrencë?
Nuk po kërkoj që në këtë sallë të shpallim fajtor askënd, po kërkojmë hetim, transparencë dhe llogaridhënie. Kur bëhet fjalë për industrinë e mbrojtjes, pasurinë shtetërore dhe sigurinë kombëtare, përgjigja demokratike duhet të jetë hetimi, jo heshtja.

Dhe ne mbështesim institucionet e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, por dhe ato duhet të japin rezultatet e tyre. Institucionet europiane prej vitesh kanë përcjellë informacione për organizatat kriminale dhe lidhjet e tyre me politikën në Shqipëri.

Pyetja që shtrohet është: apo hetohen vetëm individët, apo dhe lidhjet, financuesit dhe pasuritë që qëndrojnë pas tyre?

Sepse një organizatë kriminale mposhtet vetëm kur i hiqen paratë, pasuritë dhe ndikimi politik e ekonomik

Dhe këtu, në fakt, ne kemi kërkuar dhe komision hetimor, një e drejtë kushtetuese e opozitës.

Në shumë raste nuk na është dhënë, dhe pyetja përsëri është për ju, të nderuar europarlamentarë: a ndodh kjo në vendet tuaja, që opozitës t’i hiqet e drejta për komision hetimor, një e drejtë kushtetuese?

Dhe këtu kalojmë përsëri te një çështje tjetër e rëndësishme, te zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Nëse deformohet vullneti i qytetarëve, dobësohet përfaqësimi

Nëse dobësohet përfaqësimi, dobësohet parlamenti, dhe nëse dobësohet parlamenti, dobësohet kontrolli mbi ekzekutivin.

Prandaj këtu duhet të theksojmë që parlamenti nuk mund të jetë zgjatimi i qeverisë. Parlamenti duhet të kontrollojë qeverinë. Ne nuk kërkojmë që Europa të zgjidhë problemet tona, por kërkojmë që Shqipëria të vlerësohet jo vetëm nga ajo që thuhet në dokumentet zyrtare, por dhe nga realiteti që përjetojnë qytetarët.