Eduart Mullaj, 55 vjeç nga Delvina, rezulton të jetë personi i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Patisia të Athinës.
Sipas policisë greke, i plagosuri është shprehur se dy personat që e qëlluan me armë, po tentonin të vidhin motorin e tij dhe për këtë arsye dhe hapën zjarr.
Megjithatë policia duket se nuk është e bindur me deklaratën e 55-vjeçarit dhe dyshon se motivet janë të tjera.
Për këtë po heton edhe një ngjarje të 1 muaji me parë, kur pati të shtëna me armë zjarri në të njëjtin vend por pa të dëmtuar.
Ngjarja e sotme ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit jashtë banesës së 55-vjeçarit, kur dy persona që udhëtonin me motor hapën zjarr ndaj tij dhe u larguan.
Eduart Mullaj u transportua drejt spitalit ku rezulton jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia gjeti në vendngjarje tre gëzhoja dhe një predhë.







