Ballina Lifestyle Heidi Klum shfaqet me veshje tradicionale në festimet e Oktoberfestit

Heidi Klum shfaqet me veshje tradicionale në festimet e Oktoberfestit

75
0

Heidi Klum, 53 vjeçe, tërhoqi vëmendjen gjatë festimeve të Oktoberfestit në Mynih, ku u shfaq me një dirndl rozë me motive lulesh.

Para se të nisej për event, modelja publikoi një video ku shihej duke u përpjekur ta rregullonte dhe fiksonte veshjen tradicionale.

Më vonë, Klum u fotografua në tendën e birrës Braeurosl, duke shijuar një gotë birrë dhe duke përshëndetur fansat, shkruan DailyMail.

Ajo e kompletoi veshjen me një shirit koke me lule dhe një çantë të bardhë në formë zemre.

Festimet në Mynih erdhën vetëm disa ditë pasi Klum organizoi HeidiFest në Gjermani, ku u shfaq me bashkëshortin e saj, Tom Kaulitz, 37 vjeç, vajzën Leni, 22 vjeç, djalin Henry, 21 vjeç, dhe nënën e saj, Erna Klum.

Edhe në atë event, modelja zgjodhi një dirndl tradicional bavarez me motive lulesh, të cilin e kombinoi me një kurorë me lule dhe taka të verdha. Tom Kaulitz u shfaq me lederhosen dhe veshje tradicionale bavareze.

Klum dhe Kaulitz, të martuar që nga viti 2019, u panë duke shkëmbyer një përqafim gjatë festimeve, ndërsa Erna Klum zgjodhi një veshje të kuqe tradicionale.

Oktoberfesti është një nga festimet më të mëdha tradicionale të birrës dhe kulturës bavareze.