Ballina Kronika Fier/ Kontrolle në rrugë, Policia Rrugore monitoron parakalimet e rrezikshme me dronë...

Fier/ Kontrolle në rrugë, Policia Rrugore monitoron parakalimet e rrezikshme me dronë dhe radarë

96
0

Policia Rrugore në qarkun Fier ka shtuar kontrollet në akset rrugore më të ngarkuara, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që kryejnë parakalime të gabuara dhe të rrezikshme.

Sipas Policisë së Shtetit, akset rrugore të qarkut po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme me mjete inteligjente, dronë dhe radarë, për evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Në fokus janë veçanërisht parakalimet e gabuara, të cilat mund të shkaktojnë aksidente me pasoja të rënda.

“Policia Rrugore e qarkut Fier ka shtuar kontrollet në akset rrugore më të ngarkuara, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, duke u bërë burim aksidenti, në disa raste me pasoja të rënda për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Akset rrugore të qarkut Fier janë nën monitorim të vazhdueshëm me mjete inteligjente, dronë dhe radarë, të cilët mundësojnë evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht të parakalimeve të gabuara dhe të rrezikshme.

Mos kryeni parakalime kur nuk keni fushëpamje të plotë, në kthesa, në kryqëzime apo në segmente ku parakalimi është i ndaluar.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, tregoni kujdes maksimal gjatë drejtimit të mjetit dhe mos kryeni manovra të rrezikshme që mund të vënë në rrezik jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës“, thuhet në njoftimin e policisë.