Ballina Politika Arrestimi i Vlora Hysenit/ Berisha: Hera e parë në histori që një...

Arrestimi i Vlora Hysenit/ Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

81
0

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar për hetimet e fundit nga SPAK.

“Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit”, tha kreu demokrat në një konference shtypi në selinë e PD.

Berisha: Në histori keni lexuar, keni dëgjuar që shefat e shërbimeve të kenë punuar në kundërshtim me ligjet për diktatorë, për agjenci të tjera, por kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit.

Sot prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Vlora Hysenin, shefen e shërbimit informativ kombëtar si bashkëpunëtore në krim, si njeri që ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve. Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës, ndaj ligjit se ky.