Ballina Kronika Ergys Agasi përballet me vendimin e Apelit, çfarë vendosi gjykata

Ergys Agasi përballet me vendimin e Apelit, çfarë vendosi gjykata

132
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë lidhur me masat e sigurimit ndaj personit nën hetim Ergys Agasi.

Vendimi është marrë sot, nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, pas shqyrtimit të ankimit të Agasit ndaj vendimit të GJKKO-së së Shkallës së Parë.

Në vendimin e Apelit thuhet se është miratuar vendimi nr. 62, datë 28 gusht 2026, i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

VENDIMI

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar z. Florjan Kalaja, sot më datë 22.09.2026, disponoi për çështjen penale nr. 43 akti, datë 17.09.2026 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim/ankues E.A, në lëndë të masave të
sigurimit, si vijon:

– Miratimin e vendimit nr. 62, datë 28.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Në bazë dhe për zbatimin të nenit 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i vendimit deri në mbylljen e hetimeve paraprake.

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Tiranë, më datë 22.09.2026.