Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha refuzoi një ofertë nga Al Uahda, një klub nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe vendosi në momentet e fundit të qëndrojë në Dinamo Zagreb.
Bëhet me dije se Dinamo dhe Al Uahda kishin rënë dakord për gjithçka dhe se vlera e transferit ishte 2.5 milionë euro.
Fakti që klubet ranë dakord për të gjitha aspektet e transferimit nuk do të thoshte asgjë në këtë rast, pasi Al Uahda dhe Arbër Hoxha nuk ranë dakord.
Lojtari i Kombëtares kuqezi nuk ishte i kënaqur me kushtet financiare, ndaj edhe nuk pranoi të transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Afati i transferimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe është ende i hapur deri më 28 shtator.
Nuk përjashtohet opsioni që në adresë të Arbër Hoxhës të mbërrijë një ofertë që mund të ndryshojë të ardhmen e lojtarit.







