Ballina Opinion Haberet e akshamit: Vlora hapi siparin e ripjerdhjes socialiste të haremit...

Haberet e akshamit: Vlora hapi siparin e ripjerdhjes socialiste të haremit të halldup padishah Edvin Pash Xhepistit

52
0

Nga Ilir Dako

Arrestimi I Vlora Hysenit ishte hapja e siparit e  një tragjikomedie me regjisor të talentuarin nastradinin tonë kryeministër. Nëse deri tani qeverisja e tij ishte kthyer si estradë me aktorë inceneratorësh, AKSH, checkup, hemodializash, laboratorësh, kayosh, portesh dhe aeroportesh,tunele llogaraje,  ku skeçet nisin dhe bitisen me dështime humoristike të karagjozit Rama, tragjikomedia që ka nisur ngre nivelin e premierës të ripjerdhjes socialiste. Regjisori nastradin, në rastin konkret shfaqet me një premierë dhe kast humoristësh që vjen nga shoqëria krimiale shqiptare.

Në tragjikomedinë e djeshme kemi të bëjmë me humoristë nga fusha e krimit, drogës, vrasës dhe pengmarës ku aktorucja Vlora Hyseni është një llojë intermediatore që lidh palët duke vënë në skenë shërbimet e saj të vyera informative. Kasti i premierës së djeshme përfshin ministra, drejtorë policie, drejtues të lartë të ripjerdhjes socialiste, të cilët janë shndërruar në një bandë të frikshme për shtetin, sigurinë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve.

Banda e Gysit tregoi se ishte banda më e strukturuar kriminale, ku linjat e drogës të ndërthurura me linjat e pushtetit kishin uzurpuar çdo hapësirë të shtetit, të cilin e kishin kthyer në mejhane personale të tyre, falë karagjozit tonë kryeministër. Shtet i mbaruar, i kalbur në gjenezë, i krimbur si një mollë e kalbur, i rënuar si kufomë  falë këtij monstre kryeministrore. Gysi emëronte dhe Gysi shkarkonte. Gysi rrëmbente dhe Gysi të shfaroste. Gjithçka nën udhëheqjen e talebanit otoman me poturet e jeniçerëve të Sulltan Muratit. Një shtet i shndëruar në haremin e halldupit padisha kryeministër, fermani i të cilit i lëshonte llokmat e pasurive kombëtare si pronat e Kristaqit në duart kriminelëve, rrugaçëve dhe prestanomeve që menaxhojnë pasuritë e tij.

Dje halldup padishahu pa skrupull din e iman falenderoi hanëmen Vlora për kontributin e saj si pjesë e haremit të tij, por ja la në dorë “kuçedrave” të SPAKUt ta shqyejnë prenë e tyre, duke larë duart si një Ponc Pilat i ndyrë (rast i rallë për Palloshin) me një monolog viktime e rënë pre e inkuizicionit mediatik dhe spakist. Asnjë rimors. Asnjë akt morali (ku e gjeti) si dorëheqja apo kërkesë falje qytetarëve të tij për shndërrimin e shtetit në një bordell kriminal. Halldup padishahu nga Nju Jorku deklaroi se jeta vazhdon. Vlora na la shëndenë dhe vendosi shkarkimin e saj duke ja marrë brenda orës dekretin dylberit të haremit president Barom hallvaxhiut. Gjithçka u krye. Haremi u pastrua nga Vlora dhe po bëhet gati një tjetër element i ri, i freskët që do zërë vendin e saj në bahçen e halldup padishahut Edvin, ose ( Noam (נעם) Oved (עובד) Yedid (ידיד) çifutit më të ri shtuar kombit izraelit.

E kështu, halldup padishahu i krimit, drogës, grabitjes, vjedhjes dhe shkatërrimit  e mbylli siparin e aktit të parë të tragjikomedisë Gysi-Vlora, duke lënë të hapur aktin e dytë sapo të kthehet në haremin e tij. Në zyrë ka gati fermanin për burgosjen e Hanëmes Belindë, të cilës i ka rezervuar një qeli me kondita në burgun e Pogradecit, ferman që do e firmosë sapo të kthehet nga dajë Sami.

Për sot këto ishin haberet e sabahut të ardhura nga akshami i djeshëm. Gjatë ditës do ju mbajmë me info me habere taze kur do nisë akti i dytë i tragjokomedisë së ripjerdhjes socialiste./sot