Ndërkohë, 66% e lidhin situatën me vetë Friedrich Merz dhe 64% me mosrealizimin e premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore.
GJERMANI- Më shumë se gjysma e qytetarëve në Gjermani janë shprehur pro dorëheqjes së kancelarit Friedrich Merz. Sipas një sondazhi të fundit, 55% e të anketuarve mendojnë se Merz duhet të largohet nga posti, ndërsa 40% duan që ai të vijojë detyrën.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në të njëjtin sondazh, shumica e të anketuarve shprehen kritikë edhe ndaj performancës së CDU-së. 81% besojnë se humbjet e fundit të partisë lidhen me pamundësinë për t’iu përgjigjur problemeve të përditshme të qytetarëve.
Ndërkohë, 66% e lidhin situatën me vetë Friedrich Merz dhe 64% me mosrealizimin e premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore. Në përbërjen e mbështetjes politike, AfD vijon të kryesojë me 27%, ndërsa CDU renditet me 20%. Të Gjelbrit marrin 17%, ndërsa SPD dhe e Majta janë në kuotën e 12%. Mbështetja për largimin e Merz është veçanërisht e lartë te votuesit e AfD-së, ku 81% kërkojnë dorëheqjen e kancelarit.
Në mesin e mbështetësve të së Majtës, kjo përqindje arrin në 65%, ndërsa 43% e votuesve socialdemokratë dhe 39% e të Gjelbërve janë gjithashtu në favor të një ndryshimi në postin e kancelarit. Tensionet politike në nivel federal po reflektohen edhe në sondazhet për zgjedhjet rajonale të vitit 2027. Në North Rhine-Westphalia, CDU rezulton me 29% të mbështetjes, ndërsa AfD renditet me 22% dhe të Gjelbrit me 18%. SPD mbetet në 14%, ndërsa e Majta në 8%.







