Këtë të mërkurë zhvillohet protesta e 116-të e qytetarëve para kryeministrisë. Kërkesa mbetet e qartë, largimi i kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Një emigrante e ardhur nga Austria u shpreh se protesta është një rast i paprecedent në historinë e lëvizjeve shoqërore në Shqipëri
“Gjatë muajver të fundit, i kam ndjekur protestat nga Austria, aty ku jetoj prej katër vitesh. Kam vënë re një maturi të madhe politike, nga të gjithë ju. Po vazhdoni të mbani të palëkundur frontin demokratik.
Një rast i paprecedent në historinë e lëvizjeve shoqërore në Shqipëri. Gjatë këtyre muajve, kam parë sesi qytetarë të ndershëm dhe aktivistë janë tërhequr zvarrë nëpër komisariate. Policia e shtetit që sillet si polici private e Ramës, nuk trajton në të njëjtën mënyrë Vlora Hysenin. Hyseni ka ndarë rregullisht informacione sensitive shteterorë, me një kryekriminel si Agasi. Policia nuk guxon t’i qaset as Ballukut që k a abuzuar me paratë të ilaçe të prindërve e gjyshërve tanë, për të shtuar vilat në bregdet”, tha ajo.







