Ballina Aktualitet “Rama ik një ditë e më parë”/ Protesta masive, ironizon aktivisti Noj:...

“Rama ik një ditë e më parë”/ Protesta masive, ironizon aktivisti Noj: Krimi fle me qeverinë, Hysenaj fle me Agasin

54
0

Protestuesi Erald Noj në protestën e 116 përpara Kryeministrisë deklaroi se krimi sot fle me qeverinë. Ai shtoi se Vlora Hysenaj po fle me krimin, duke përmendur edhe emrin e Ergys Agasit.

Noj theksoi se Edi Rama sot është mbytur nga krimi dhe se duhet të ikë nga qeveria një ditë e më parë.

Protestuesi Erald Noj: Dua të falënderoj SPAK dhe sistemin gjyqësor. Unë i bëj thirrje sistemit të drejtësisë që t’ju japë drejtësi halleve të shqiptarëve në 36 vjet.  

Sot ju keni në dorë fatin e Shqipërisë. Ju e keni në dorë sot që t’ju jepni drejtësi me integritet, biznesmenëve që ju janë shkelur të drejtat, mësuesve e punëtorëve të ndershëm.

Sot krimi fle me qeverinë e kjo u tregua se numri një i SHISH është dashnore e krimit. Rama ik një ditë e më parë. Shqipëria do jetojë edhe për ne, ne do luftojmë për atdheun. Ne nga sot kemi marrë masa, që nga sot 2+2 do bëjnë 5.