Përfaqësuesja e OSBE-së Clarisse Pasztory ka komentuar takimin me 2 bashkëkryetarët e komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeajn dhe Damian Gjiknuri. Me anë të një postimi në X, Pasztory shkruan se mezi po pret rinisjen e punës të premtën për këtë reformë. Po ashtu ajo shkruan se do vazhdojë takimet gjithpërfshirëse për këtë reformë.
Postimi i Plotë:
Takova sot b/kryetarët e komisionit të ref. zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës të premten & përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizë nga OSBE-ODIHR. Vijojmë takimet gj/përfshirëse për këtë reformë të rëndësishme.