Donatella Versace pas gati 28 vitesh nën drejtimin e markës të themeluar nga vëllai i saj Gianni Versace ka njoftuar rikthimin e saj përmes një njoftimi zyrtar ku ka pohuar krijimin e një marke të rë të modës dhe bukurisë në bashkëpunim me Revolve. Pas pauzës nga industria e modës duket sikur Versace është gati të nisë një kapitull të ri.
Ajo do të drejtojë një grup që përfshin Revolve Los Angeles, Revolve Beauty, Revolve Man dhe platformën e-commerce Fwrd. Pas kësaj Donatella do të mbajë pozicionin e Chief Creative Officer duke përcaktuar kështu identitetin e markës, produktet dhe bashkëpunimet. Projekti i parë do të nisë me sektorin e bukurisë ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.
Sipas Versace ky partneritet pritet të jetë gjithëpërfshirës në ndërthurjen e bukurisë dhe modës ndërsa shtoi se ky projekt i fal asaj lirinë për plotësimin e nevojave të brezit të ri në muzikë, kinema, art dhe modë.
“Besoj se kreativiteti duhet të jetë i guximshëm, gjithëpërfshirës dhe i gjallë në botë. Gjithmonë jam frymëzuar nga brezi i ri në muzikë, kinema, art dhe, natyrisht, në modë. Ky partneritet më jep lirinë t’i drejtohem këtij brezi në një mënyrë krejtësisht të re dhe personale, përmes bukurisë dhe modës”, citoi Donatella në shkrimin e saj.







