Ballina Kronika Durrës/ Drejtuesi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me tre mjete të...

Durrës/ Drejtuesi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me tre mjete të tjera, plagoset një këmbësor

85
0

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në një nga rrugët kryesore të Durrësit, në rrugën “Aleksandër Goga”, ku një drejtues ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me 3 mjete të tjera, ndërsa i dëmtuar ka mbetur edhe një këmbësor.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe një kabinet/shpërndarës i rrjetit të internetit dhe telekomunikacionit.

Këmbësori është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas policisë, ai është plagosur lehtë, ndërsa drejtuesi i mjetit paraprakisht deklarohet se nuk ka qenë nën efektin e alkolit.