Ballina Sport Gordon për “Topin e Artë”

Gordon për “Topin e Artë”

54
0

Anthony Gordon nuk ka dashur të zgjedhë mes dy prej kandidatëve kryesorë për “Topin e Artë” 2026, Lamine Yamal dhe Harry Kane. Në një prononcim për talkSPORT, futbollisti anglez i vlerësoi të dy:

“Nëse flasim vetëm për talent të pastër, Lamine Yamal është pa dyshim numri një për ‘Topin e Artë’.

Por, duke parë sezonin e kaluar, Harry Kane ka po aq argumente në favor të tij. Sezoni i tij ishte historik. Numri i golave që shënoi dhe ajo që bëri në Botëror janë elemente të rëndësishme”.

Gordon theksoi se të dy janë kandidatura të forta: “Të dy janë kandidatura shumë të fortë, ndaj iu uroj fat të dyve”.

Ish-sulmuesi i Newcastle United nuk pranoi të japë një verdikt përfundimtar: “Të dy kanë argumente të forta për ta fituar”.