Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë në një shkollë në periferi të Bangkokut, kryeqytetit të Tajlandës, sipas raportimeve që citojnë burime policore.
Mes viktimave dyshohet se është edhe autori i sulmit. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një nxënës 14-vjeçar, i cili ndiqte klasën e nëntë dhe është gjetur i vdekur në vendngjarje.
Pas alarmit, ekipet e emergjencës janë dërguar menjëherë në shkollë.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën përreth Shkollës Debsirin në Nonthaburi, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit.
Shkolla Debsirin është një institucion arsimor me degë në disa zona të Tajlandës dhe njihet për reputacionin e saj të lartë në sistemin arsimor të vendit.







