Ballina Sport Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë me urdhër të Maran!

Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë me urdhër të Maran!

64
0

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dorëzuar në UEFA listën me 23 futbollistët që do të ketë në dispozicion për sfidën ndaj Bjellorusisë, e para për kuqezinjtë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Tekniku italian ka vendosur të lërë jashtë listës për këtë takim katër futbollistë: Luis Hasën, Adrion Pajazitin, Sabah Kerjotën dhe portierin Simon Simoni.

Në mesfushë, Maran ka preferuar të ketë në dispozicion Klevi Qejfalinë, duke e përzgjedhur përpara Hasës dhe Pajazitit.

Një tjetër mungesë për kuqezinjtë është mbrojtësi Klisman Cake, i cili vuan nga një shqetësim muskulor. Ai po vijon stërvitjen i diferencuar, me synimin për t’u rikuperuar për ndeshjen e radhës ndaj San Marinos.

Shqipëria përballet këtë të shtunë me Bjellorusinë, në ndeshjen e parë të këtij edicioni të UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të rikthehen në fushë tre ditë më vonë për sfidën ndaj San Marinos.