Ballina Politika “Ka kaq shumë për të thënë”/ Çfarë po përgatit Saimir Tahiri? Publikon...

“Ka kaq shumë për të thënë”/ Çfarë po përgatit Saimir Tahiri? Publikon videon dhe paralajmëron rikthimin: Do shihemi së shpejti

89
0

“Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë”.

Me këtë diçiturë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka shoqëruar një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, duke lënë të hapur pikëpyetjet mbi atë që po përgatit.

Në video, Tahiri shfaqet pranë një kasti xhirimi, teksa duket se po “bën prova”, në një ambient që ngjan me prapaskenat e një produksioni filmik apo të një interviste.

Pa dhënë detaje të tjera, ish-ministri lë të kuptohet se shumë shpejt do të rrëfejë diçka për jetën dhe historinë e tij, duke zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për ta bërë këtë.

“Ka kaq shumë për të thënë”, shkruan Tahiri, duke e mbyllur mesazhin me paralajmërimin: “Do shihemi së shpejti”.