Ballina Aktualitet 119 ditë protesta/ Ironi dhe pankarta në shesh: Në Tiranë me gardh...

119 ditë protesta/ Ironi dhe pankarta në shesh: Në Tiranë me gardh dhe polici, në SHBA veza të gjeti për çdo pabesi

40
0

Protestuesit janë mbledhur sërish sot në sheshin Skënderbej në ditën e 119-të të revoltave anti-qeveritare.

Grumbullimi ka nisur në sheshin qendror të kryeqytetit me pankarta në duar.

Qytetarët bëjnë ironi me vizitën e Ramës në SHBA në kuadër të punimeve të Asamblesë së OKB, teksa i kujtuan gjuajtjen me vezë nga aktivistët.

Gjithashtu ata shprehen se vjedhja e PPP-ve nuk është inteligjencë artificiale por hajni origjinale.