Pavarësisht transferimeve të vazhdueshme që ka bërë për qëndrën e mbrojtjes në dy vitet e fundit, ky repart vazhdon të ketë probleme te Real Madrid.
Në këtë situatë, klubi madrilen ka vendosur që tani për riblerjen e Jacobo Ramon, aktualisht pjesë e Como-s.
Real Madrid ka të drejtën e riblerjes së qendërmbrojtësit 21-vjeçar në fund të këtij sezoni për shifrën 9-10 milionë euro. Ramon është kthyer në një lojtar kyç te Como, por edhe te Spanja U-21.
Ndryshe nga sa veproi me Nico Paz, Real Madrid duket se ka vendosur që tani për rikthimin në bazë të qendërmbrojtësit të ri spanjoll.







