Nga Klevi Elezi
Në fjalimin e tij në OKB, Edi Rama nuk e përmendi Kosovën, ndonëse fjalimi u përqendrua kryesisht te inteligjenca artificiale dhe rendi ndërkombëtar.
Sot, pas kthimit nga SHBA, pritet një mesazh i posaçëm për shqiptarët, në një kohë kur vendi përballet edhe me zhvillime serioze që lidhen me sigurinë kombëtare dhe çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Për mua, urgjenca nuk matet me fjalët që thuhen në një konferencë shtypi. Matet me përgjegjësinë, transparencën dhe veprimet konkrete.
Nëse ka një krizë të rëndë shtetërore, atëherë Shqipëria ka nevojë për përgjegjësi institucionale dhe politike, jo për spektakël politik.
Dhe një gjë duhet të jetë e qartë: shtetin nuk duhet ta marrin në dorë as militantët, as turmat, as interesat partiake.
Shteti duhet t’u përkasë institucioneve, ligjit dhe qytetarëve që e duan Shqipërinë dhe janë të gatshëm ta mbrojnë atë me përgjegjësi.
Nëse “urgjenca” është vërtet kaq e madhe, shqiptarët meritojnë të dinë të vërtetën. Jo vetëm të dëgjojnë një tjetër deklaratë.







