Ballina Kronika Fier/ Policia i shkon për kontroll në banesë, 66-vjeçari kapet me automatik...

Fier/ Policia i shkon për kontroll në banesë, 66-vjeçari kapet me automatik dhe 29 fishekë

33
0

Një 66-vjeçar është arrestuar sot në Fier pasi policia i gjeti në banesë një armë zjarri automatike dhe një krehër me 29 fishekë.

Operacioni u zhvillua pas  pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se personi në fjalë mbante armë zjarri në banesë. Ai u vu në pranga ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit

Njoftimi i Policisë së Fierit

“Vihet në pranga 66-vjeçari që posedonte armën e zjarrit në banesë. Procedohet penalisht 26-vjeçari që kishte në përdorim automjetin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të intensifikuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që dyshohej se posedonte armë zjarri në banesë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “No Guns 5”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi R. M., 66 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe një krehër me 29 fishekë”