Ballina Politika Alimehmeti ngre alarmin për Bashkinë e Tiranës: Institucioni është totalisht i bllokuar!...

Alimehmeti ngre alarmin për Bashkinë e Tiranës: Institucioni është totalisht i bllokuar! Telenovelë e Veliajt në kurriz të qytetarëve

41
0

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, ringriti sot problematikën e menaxhimit të institucionit, në një kohë kur kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim.

Duke folur në një studio televizive, Alimehmeti u shpreh se Bashkia Tiranë është totalisht e bllokuar, me projekte të parealizuara dhe investime të pakryera.

Alimehmeti e cilësoi situatën si një telenovelë që mbahet në kurriz të qytetarëve dhe një krizë madhore që është shndërruar në një realitet për kryeqytetin.

“Bashkia Tiranë është totalisht e bllokuar. Nuk menaxhohet dhe nuk shkon përpara për shkak të ngërçit politik. Të gjithë qytetarët janë të abuzuar. Po vijnë zgjedhjet dhe Rama po bën sikur po mbron “delfinin” e tij, kryebashkiakun aktual. Kjo është një tjetër farsë.

Në për këtë kemi ngritur pyetjet se kush mban përgjegjësi për buxhetet, projektet e parealizuara, investimet e pakryera. Këtë telenovelë e mbajmë në kurriz ne njerëzit, për fat të keq. Ka krizë madhore kryeqyteti. Krizë financiare, korruptuese, kriminale. Ky realitet ka për të mbetur kështu deri në fund të këtij mandati”,-tha Alimehmeti.