Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Fermë-Çlirimit, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. I moshuari, i cili raportohet se ishte i paralizuar dhe jetonte i vetëm, dyshohet se nuk ka mundur të largohet në kohë nga banesa.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe më pas flakët kanë përfshirë çatinë e banesës. Si pasojë, çatia është shembur dhe ka rënë mbi 70-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë fatale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.







