Ballina Kulturë MTV VMA 2026/ Madonna triumfon me 7 çmime, Taylor Swift merr 3...

MTV VMA 2026/ Madonna triumfon me 7 çmime, Taylor Swift merr 3 trofe

40
0

Ceremonia e MTV Video Music Awards, e prezantuar nga Snoop Dogg, u zhvillua të dielën mbrëma, më 27 shtator, në Peacock Theater në Los Angeles, ku emrat më të mëdhenj të muzikës u ngjitën në skenë për të marrë çmimet për arritjet e tyre gjatë vitit të fundit. Madonna ishte artistja më e vlerësuar e mbrëmjes, duke kryesuar me 13 nominime dhe duke fituar 7 çmime. Ajo u shpall ndër të tjera Artiste e Vitit, ndërsa “Confessions II – The Film” triumfoi në disa kategori, përfshirë videon e gjatë, albumin, filmin dhe koreografinë më të mirë. Taylor Swift, e cila mori edhe çmimin e parë për Regjinë më të mirë, kishte 11 nominime dhe u largua nga ceremonia me 3 trofe. Ajo fitoi gjithashtu Videon e Vitit me “The Fate of Ophelia” dhe një tjetër çmim për “Opalite”. Mes fituesve të tjerë të mbrëmjes ishin BTS, që fitoi çmimin për Këngën e Vitit me “Swim”, Ariana Grande, Bruno Mars, Bad Bunny, Lisa, Sabrina Carpenter dhe Sienna Spiro.

Në kategorinë Kënga e Verës, trofeu shkoi për Ariana Grande me “hate that i made you love me”, ndërsa Bad Bunny fitoi çmimin për Muzikën më të Mirë Latine me “NUEVAYoL”. Bruno Mars u shpall fitues në kategorinë R&B, ndërsa Cardi B dhe Kehlani fituan për këngën më të mirë Hip-Hop me “Safe”. Një tjetër moment i rëndësishëm ishte triumfi i Sienna Spiro si Artisteja më e Mirë e Re. Ndërkohë, bashkëpunimi mes Madonna-s dhe Sabrina Carpenter, “Bring Your Love”, u shpall fitues në kategorinë e Bashkëpunimit më të Mirë.

Ceremonia përfshiu edhe disa performanca muzikore. Në skenën e MTV VMA performuan Madonna, Lisa, Raye, Shaboozey, Gunna, Sienna Spiro, Gener8ion dhe Young Lin. Mbrëmja solli gjithashtu homazhe për dy figura të mëdha të muzikës. Raye, Sombr dhe Teddy Swims nderuan George Michael, ndërsa Kacey Musgraves i kushtoi një homazh Dolly Parton.

Lista e fituesve kryesorë
Grupi më i mirë: BTS
Videoja më e mirë e gjatë: Madonna – “Confessions II – The Film”
Albumi më i mirë: Madonna – “Confessions II”
Kënga e Verës: Ariana Grande – “hate that i made you love me”
Videoja e Vitit: Taylor Swift – “The Fate of Ophelia”
Artisti i Vitit: Madonna
Kënga e Vitit: BTS – “Swim”
Artisti i ri më i mirë: Sienna Spiro
Bashkëpunimi më i mirë: Madonna & Sabrina Carpenter – “Bring Your Love”
Kënga Pop më e mirë: Lisa – “Dream feat. Kentaro Sakaguchi”
Kënga Hip-Hop më e mirë: Cardi B ft. Kehlani – “Safe”
R&B më i mirë: Bruno Mars – “I Just Might”
Muzika alternative më e mirë: Olivia Rodrigo – “the cure”
Vallëzimi më i mirë: Madonna – “Confessions II – The Film”
Muzika latine më e mirë: Bad Bunny – “NUEVAYoL”
K-Pop më i mirë: BLACKPINK – “JUMP”
Muzika Country më e mirë: Ella Langley – “Choosin’ Texas”
Regjisori më i mirë: Taylor Swift – “Opalite”
Regjisori artistik më i mirë: PinkPantheress – “Stateside + Zara Larsson”
Filmi më i mirë: Madonna – “Confessions II – The Film”
Montazhi më i mirë: Sabrina Carpenter – “House Tour”
Koreografia më e mirë: Madonna – “Confessions II – The Film”
Efektet më të mira vizuale: Ariana Grande – “hate that i made you love me”