Ballina Europë Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Rusi, të paktën 13 të vdekur

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Rusi, të paktën 13 të vdekur

48
0

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një fabrikë fishekzjarrësh në rajonin Yaroslavl të Rusisë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, e cila citon shërbimet e emergjencës, zjarri përfshiu fabrikën në fshatin Kubrinsk, pranë qytetit Pereslavl-Zalessky.

Flakët shkatërruan dy ndërtesa të uzinës, ndërsa rreth 100 zjarrfikës u angazhuan për vënien e situatës nën kontroll.

Guvernatori i rajonit Yaroslavl, Mikhail Evrayev, konfirmoi përmasat e operacionit të emergjencës, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim paraprak penal për shkelje të rregullave të sigurisë në uzinë.

Shkaqet e zjarrit dhe rrethanat që çuan në humbjen e jetëve po hetohen nga autoritetet ruse.