Ballina Aktualitet “Nuk ikim nga Bulevardi pa sistem meritokracie, Rama i marrë peng”/ Aktivisti:...

“Nuk ikim nga Bulevardi pa sistem meritokracie, Rama i marrë peng”/ Aktivisti: Studentët të bashkohen masivisht…

40
0

Në protestën e 121 kundër kryeministrit Edi Rama, aktivisti Erald Noj bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen nga çdo anë për të rrëzuar qeverinë  e korruptuar.

Gjithashtu ai u bëri thirrje edhe studentëve që t’i bashkohen kësaj revolte

“I bëj thirrje të vëllezërve tanë në Vlorë të na bashkohen, gjithë shqiptarët të na bashkohen nga ana anës. Kjo lëvizje është më e madhe se çdo grup koordinues dhe cdo parti politike. Kemi ardhur me luftu për të ardhmen e familjeve tona të drejtat tona që na janë shkelur si në kohën e PD dhe të PS.

Nuk jam pjesë e një grupi koordinues, jam për bashkimin e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Të rrëzojmë njeriun e marrë peng. Ky është i marrë peng dhe koha do e tregojë. O Zoti kryeministër na lejon të të ndihmojnë të dalësh nga peng marrja, ta siguroj që nuk ishin nga ky shesh pa një sistem meritokracie.

I bëj thirrje studentëve të mos manipulohen, Ftoj studentët të na bashkohen sepse nga ky shesh do të dalin edhe liderët e kësaj republike. Na ndihmoni sepse luftën po e bëjmë për ne dhe për ju.”, tha ai.