Ballina Aktualitet Çështja “Hyseni”/ Reagon nga burgu Ergys Agasi, mohon pretendimet: Nuk jam aset...

Çështja “Hyseni”/ Reagon nga burgu Ergys Agasi, mohon pretendimet: Nuk jam aset i SHISH

46
0

Ergys Agasi ka reaguar përmes avokatit të tij, Maksim Haxhia, lidhur me të dhënat dhe pretendimet e bëra publike në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Agasi ka mohuar pretendimet që lidhen me takimet me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, si dhe me dokumentet që dyshohet se janë gjetur në automjetin e tij.

Sipas Agasit, Vlora Hyseni nuk ka qenë asnjëherë në zyrën e tij. Ai ka deklaruar se e ka takuar ish drejtuesen e SHISH, por jo në kuptimin që të kenë takime të vazhdueshme.

Ndër të tjera, Agasi ka thënë se nuk është aset i Shërbimit Informativ Shtetëror.